Beyonce blen kompaninë Ivy Park nga pronari i Topshopit, Green

Prishtinë | 16 Nën 2018 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Beyonce ka arritur një marrëveshje biznesore me pronarin e Topshopit, Sir Philip Green duke i blerë Ivy Park, kompaninë e veshjeve për palestër.

Në fakt, dyshja e kishte themeluar së bashku kompaninë dy vjet më parë, duke e shfrytëzuar më tepër imazhin e bukuroshes amerikane.

Bashkëshortja e Jay-Z e mori këtë veprim pasi që kundër Sir Philip janë ngjiru akuza për ngacmim seksual të stafit.

Megjithëse se i ka mohuar kategorikisht këto akuza, zeshkania ka vepruar shpejt për të mos e prishur imazhin e saj dhe të kompanisë.

“Pas diskutimeve gati një vit, Parkwood ka bërë për vete markën Ivy Park. Topshop – Arcadia do të përmbushin kontratën rreth shpërndarjes së veshjeve”, shkruan në njoftimin e kompanisë.

Theksojmë se dyshja kishin të ndarë në mënyrë të barabartë kompaninë, e cila ishte emëruar sipas vajzës së këngëtares, Blue Ivy.

Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme