Beyonce dëshiron të blejë klubin “Houston Rockets”

Prishtinë | 02 Gus 2017 | 15:09 | Nga

Klubi basketbollistik “Houston Rockets” po përjeton një verë intensive. Së fundmi, në radhët e skuadrës teksane ka ardhur Chris Paul, ndërkohë që është rinovuar kontrata me James Harden.

Por e reja më interesante për Rockets duket se ka të bëjë me pronësinë, pasi në skenë pritet të hyjë as më shumë e as më pak, por mbretëresha e muzikës “R&B”, Beyonce.

Sipas “Bloomberg”, artistja amerikane, një tifoze e Houstonit, është pjesë e një grupi investitorësh që kanë shfaqur gatishmërinë për blerjen e skuadrës së NBA-së për një vlerë prej më shumë se dy miliardë dollarësh.

Image result for Beyonce Houston Rockets

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme