Beyonce dhe Adele gati bashkëpunimin e tyre

Prishtinë | 30 Sht 2019 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Dy divat e muzikës botërore, Beyonce dhe Adele, e kanë gati këngën e re.

Lajmin e ka dhënë këngëtari i One Republic, Ryan Tedder, i cili para se të performonte në Festivalin Global Citizen në New York City të shtunën, zbuloi se Beyonce dhe Adele, do të vijnë me një këngë së bashku.

Këngëtari 40-vjeçar po intervistohej nga Z100 Maxwell , i cili e pyeti këngëtarin për ndonjë ‘sekret ’për albumin e tyre të ardhshëm, “Human”, që mund të publikohet në nëntor.

Edhe pse nuk dha shumë detaje rreth këngës, ai konfirmoi se bashkëpunimi midis Beyonce dhe Adele do të jetë në albumin e ri.

“Kemi një këngë të Beyonce and Adele, me Chris Martin që luan solo në piano”, tha Tedder.

Këngëtari ka punuar me të dyja këngëtarët, me Beyonce-n për këngën Halo dhe Adele “Rumor Has It”.

Adele e ka deklaruar prej kohësh se është një fanse e Beyonce-s, madje shkoi aq larg sa të ndajë kupën e saj të Grammy-s në gjysmë, duke u ofruar ta ndajë atë me Beyonce-n, pasi sipas saj “Lemonade” ishte Albumi i Vitit.

Të ngjashme