Beyonce dhe Jay-Z blejnë makinën më luksoze në botë

Prishtinë | 29 Maj 2021 | 16:44 | Nga Ekonomia Online

Çifti Carter mund të ketë shtuar në koleksionin e tyre të makinave edhe makinën më luksoze në botë.

Këtë javë, Rolls-Royce prezantoi makinën Boat Tail, me vlerë 28 milionë dollarë, për një klient që qartazi e ka luksin ta blejë.

“Mendohet se kjo makinë fantastike është porositur nga Beyoncé dhe Jay-Z, pasi shumë detaje përputhen me gjërat e tyre të preferuara,” tha një ekspert i industrisë për Telegraph.

E ndërtuar për rrugicat mesdhetare të Rivierës Franceze, ku Beyoncé dhe Jay-Z kanë qenë shpesh, makina luksoze përmban një frigorifer për të mbajtur të ftohtë Armand de Brignac. (Jay-Z shiti 50% të aksioneve në Armand de Brignac tek Moët Hennessy në shkurt).

Makina ka ngjyrën blu – ndoshta që lidhet me vajzën e tyre, Blue Ivy – si edhe një orë për burra dhe një për gra nga Bovet 1822, të cilat mund të lihen në makinë ose të mbahen me vete.

Torsten Müller-Ötvös, drejtori ekzekutiv i Rolls-Royce Motor Cars, e ka quajtur Boat Tail “projektin më ambicioz deri më tani”. Sigurisht që Beyoncé dhe Jay-Z, me pasuri përkatësisht $500 milionë dhe $1.4 miliardë, mund ta përballojnë.

Përfaqësuesit e çiftit nuk kanë komentuar, ndërkohë që Rolls-Royce nuk ka dhënë asnjë koment mbi spekulimet për pronarët e makinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme