Beyonce dhe Jay-Z, marrin gjithë vëmendjen në “Golden Globes”

Prishtinë | 06 Jan 2020 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Çifti i njohur i showbizit botëror, këngëtarja Beyonce dhe reperi Jay-Z, janë parë teksa kalonin qilimin e kuq të dielën në mbrëmje në eventin “Golden Globes”. Dyshja mbërriti gati një orë me vonesë, derisa u pa truproja e tyre teksa i përcillte ata.

Këngëtarja 38- vjeçare u nominua për herë të katërt në “Golden Globe”, këtë herë me këngën e saj “Spirit” nga filmi “The Lion King”.

Ajo që binte në sy, ishte veshja e çiftit, e që ishte mjaft luksoze. Beyonce kishte veshur një futan të punuar me ari, derisa Jay Z kishte një kostum të zi elegant.

Kujtojmë se ata të dytë, përbëjnë një nga çiftet më të dashura dhe më të përfolura në botën e showbizit gjithandej nëpër botë.

Të ngjashme