Beyonce ka treguar edhe një herë aftësinë e saj se si mund të gjendet në rrethana sfiduese, kur e shpëtoi veten nga rrëzimi tek shkallët e një koncerti.
Këngëtarja po shfaqej në Nashville si pjesë e turneut të saj të përbashkët me bashkëshortin Jay-Z “On the Run II”, kur duke performuar rrëshqet në shkallë. Por, mënyra se si ajo e menaxhon situatën dhe vazhdon perfomancën është diçka që u pëlqeu fansave të saj.
Njëri prej tyre deklaroi:”Djalli punon shumë, por Beyonce punon më shumë”. Megjithatë, fat të njëjtë në mbajtjen e baraspeshës ajo nuk e kishte para pak muajsh, kur u rrëzua derisa ishte në shoqëri me motrën e saj Solange Knowles në festivalin “Coachella”.
https://www.youtube.com/watch?v=yo1XDgQpwT4