Beyonce ka sot ditëlindjen, por sa vjeç po mbush ajo

Prishtinë | 04 Jan 2021 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja me famë botërore Beyonce sot feston ditëlindjen, por sa vjet po mbush ajo?!

Beyonce ka lidur më 4 janar të vitit 1981 dhe sot mbush plot 39 vite!

Sigurisht në këtë ditë speciale kanë vërshuar edhe komentet e urimit për këngëtaren.

Ndërkaq Beyonce ka çmendur ndjekësit me postimin e saj të fundit në rrjetet sociale.

Ndërsa të gjithë po prisnin me padurim ardhjen e 2021, këngëtarja befasoi të gjithë me një video të veçantë në Instagram.

Videoja prej katër minutash jo vetëm që nxori në pah momentet e paharrueshme të vet këngëtares dhe familjës së saj gjatë vitit 2020, por ajo gjithashtu tregoi edhe disa pamje që nuk i kishte treguar më parë të fëmijëve të saj dhe Jay-Z.

“Gëzuar për një Vit të Ri sa më të mbarë! 2020 na ndau dhe na bashkoi. Shumica nuk mund të shihnin njerëzit e dashur dhe patëm shumë humbje, por ishim më të njerëzishëm. Ky vit për mua ka qenë viti i gëzimit, lumturisë dhe dashurisë. Ndërsa të gjithë ne presim dhe lutemi për fillime të reja, dëshira ime për ju është që ju të nderoni veten dhe ata që doni. Për një 2021 më të mirë dhe më të ndritshëm!” Ka shkruar këngëtarja përkrah videos.

Të ngjashme