Beyonce në Grammy me diamantë 6,8 milionë dollarësh

Prishtinë | 30 Jan 2018 | 14:31 | Nga

Beyonce mori gjithë vëmendjen në Grammy 2018 me pamjen e saj.

Por duket se për tu dukur si Beyonce duhet të shpenzoni miliona dollarë.

Këngëtarja 36 vjeçare e cila nuk parakaloi në tapetin e kuq të ceremonisë por postoi fotografi në Instagram nga kjo ngjarje, kishte zgjedhur për këtë natë bizhuteri në vlerë prej 6,8 milionë dollarësh.

Ajo kishte vendosur vathë diamanti të realizuar enkas për të, me diamantë prej 70 karatësh me 35 gurë karatësh në mes dhe tre unaza diamanti, transmeton Klan Kosova.

Mbretëresha e muzikës R&B e kishte zgjedhur edhe fustanin perfekt që kombinohej me diamantët që rrëzëllenin – një fustan i gjatë me ngjyrë të zezë që ishte i hapur në të dy anët, në pjesën e përparme.

Queen B kishte kompletuar pamjen e saj me një kapele shumë seksi, take Jimmy Choo dhe një çantë nga Judith Leiber.

Ajo poashtu kishte syzet Alain Mikl me vlerë prej 380 dollarësh.

Grimerja që bëri makijazhin e këngëtares tha se pamja e saj ishte inspiruar nga Black Panthers (Panterat e Zeza).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme