Beyonce nuk do të performojë në mbrëmjen e “Grammy Awards 2021”

Prishtinë | 14 Mar 2021 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

Ajo ndonëse mund të jetë nominuar për çmime, por Beyonce nuk do të performojë në “Grammy Awards 2021”.

Drejtori ekzekutiv i evenimentit, Harvey Mason Jr, ka konfirmuar se 39-vjeçarja nuk do të ngjitet në skenë, shkruan Daily Mail.

“Është e pamundur, sepse ajo është një artiste e madhe për këtë ngjarje. Absolutisht që ne dëshirojmë që ajo në jetë në skenë”, u shpreh Mason.

Artistja e njohur përndryshe është nominuar në nëntë kategori, për të cilat pretendohet edhe t’i fitojë.

Shpresë e madhe e fansave është që Beyonce të marrë çmimin e “Record of the Year”, me këngën “Black Parade”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme