Beyonce nuk heq dorë nga shqiptarët, në fustan të Vladrin Sahitit fillon festën e Grammy

Prishtinë | 26 Jan 2020 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Beyonce shkëlqen në fustan të Valdrin Sahitit duke shoqëruar bashkëshortin e saj, Jay Z në një nga festat e radhës në Hollywood.

Beyonce në fustan të dizajnerit shqiptar ka filluar festimet për natën më të madhe të vitit në muzikë, Grammy Awards.

Diva e muzikës dhe bsahkëshorti i saj, Jay Z kanë marrë pjesë në Clive Davis pre-Grammy Gala në fustanin e kuq të satenit, duke shfaqur format e saj të mrekullueshme të trupit.

Këngëtarja ka zgjedhur që të mos vendosë asnjë stoli duke lënë që fustani i dizajnerit shqiptar të thotë fjalën e tij.

Fustani i dizajnuar nga Valdrin Sahiti i ka zbuluar këmbën dhe gjoksin artistes me trupin bombastik, ndërsa duket se është argëtuar shumë në këtë fustan, teksa ka pozuar shumë e qeshur në fotot që ka ndarë me fansat në Instagram.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme