Beyonce nuk ndalet me fotosesionet nga linja e re e ‘Ivy Park’, në fokus tiparet e bujshme trupore

Prishtinë | 19 Shk 2021 | 21:55 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur, Beyonce, është bërë më aktive se kurrë me fotosesionet e reja.

Ajo së fundmi ka lansuar edhe linjën e re nga ‘Ivy Park’ në bashkëpunim me ‘Adidas’, shkruan Daily Mail.

39-vjeçarja në rrjete sociale tashmë nuk po ndalet duke ndarë fotosesionet e reja, me të cilat po mahnit fansat.

Në disa imazhe të fundit ajo është parë me një bluzë të bardhë, derisa pantallonat ishin tejet të gjëra.

Ish pjesëtarja e grupit ‘Destiny’s Child’ kishte vendosur edhe disa aksesorë, duke theksuar më shumë qaforen prej ari.

Flokët brune i kishte lënë të lira mbi supe, kurse makijazhin e kishte me nuanca më të mbyllura.

Jo vetëm Beyonce, por edhe figura të tjera të njohura janë bërë pjesë e linjës së saj të re. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme