Beyonce po bëhet gati për Coachella

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 14:56 | Nga

Beyonce ka nisur një mision që të shfrytëzojë kohën e humbur për festivalin “Coachella”.

Këngëtarja ishte paraparë të merrte pjesë në këtë festival vitin që shkoi megjithatë një gjë e tille u bë e pamundur për shkak të shtatzënisë.

E këtë vit duket që Beyonce do të shpaguajë mungesën e saj. Sipas TMZ këngëtarja është duke ushtruar për 11 orë në ditë për performancën e saj në “Coachella”. Madje ajo ka angazhuar shtatë roje që kujdesen për sigurinë e studios ku po zhvillohen ushtrimet, në mënyrë që gjithçka të mbetet sekrete.

Beyonce do të lë mbresa tek fansat e saj kësaj radhe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme