Beyonce po ndërton një fermë me bletë

Prishtinë | 12 Gus 2021 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Beyonce ka zbuluar në intervistën për “Harper’s Bazaar” se do të ndërtojë një fermë mjalti me bletë.

“Një nga momentet e mia më zbavitëse si nënë është kur gjeta një ditë Blue në vaskë me sy të mbyllur duke përdorur përzierjet që unë kam krijuar dhe duke u relaksuar, duke marrë kohë për veten. Kam kaq shumë për t’iu treguar dhe të gjitha shumë shpejt”, tha ajo.

Beyonce tha se përzierjet janë të prodhuara në shtëpi, duke thënë se “gjeti veti shëruese në mjaltë nga të cilat përfiton ajo dhe fëmijët e mi. Dhe tani jam duke ndërtuar një fermë kërpi dhe mjaltë”.

“Unë madje kam koshere në çatinë time! Dhe jam shumë e lumtur që vajzat e mia do të kenë shembullin e atyre ritualeve nga unë”.

Të ngjashme