Beyonce publikon foton e parë të binjakëve

Prishtinë | 14 Kor 2017 | 14:06 | Nga

Diva e muzikës sapo riktheu internetin, kësaj radhe duke publikuar foton e parë të binjakëve Sir Carter dhe Rumi.

“Sir Carter dhe Rumi, 1-muajsh sot.”-shkroi Beyonce në përshkrimin e fotos ku ajo shihet si një perëndeshë e vërtetë duke mbajtur dy vogëlushët në krahë.

Look-u i saj kësaj radhe është sërish i ngjashëm me atë të fotografive kur zbuloi për herë të parë se është shtatzënë. Ajo mban sërish në kokë një vello, e mbuluar me lejla dhe në sfond të njëjtat lule.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme