Beyonce vishet nga kreatorët kosovarë Kujta dhe Meri

Prishtinë | 16 Dhj 2019 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Kemi pasur rastin të shohim tashmë disa herë se si stilistë nga Kosova kanë dizajnuar veshje për yjet me famë botërore.

Duket se një fat të tillë së fundmi e kanë pasur edhe dyshja e njohur kosovare, Kujta dhe Meri.

Këta të fundit kanë dizajnuar së fundmi fustan për një nga këngëtarët në nivelin më të madh në rrafshin ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për artisten e madhe Beyonce, e cila në paraqitjet e fundit është shfaqur me një fustan të zi me shkëlqim, i cili është stiluar nga dora e kreatorëve kosovarë.

Kanë qenë vetë Kujta dhe Meri ata të cilët kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale disa fotografi të atyre që njihen si The Carters, çiftit Beyonce dhe Jay Z, transmeton telegrafi.

“Ishte ora 4 e mëngjesit dhe ne po punonim me entuziazëm dhe emocion në fustanin përrallor të Beyonce. Ajo pati shumë besim tek ne dhe na la të lirë për të krijuar më të mirën për të. Ishte një përgjegjësi e madhe për të krijuar për divën”, kanë shkruar Kujta e Meri në Instagram, teksa prezantonin fustanin e dizajnuar për këngëtaren.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme