Bieberi ndalet përsëri nga policia

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Policia e ndaloi këngëtarin kanadez, Justin Bieber (25), në Lamborghinin e tij, sepse nuk e kishte tabelën e përparme të regjistrimit dhe për shkak se kishte dritare shumë të errëta në automobil. Ai nuk mori dënim, sepse, siç thotë polici, ai ishte i sjellshëm, bashkëpunues dhe i respektueshëm. Ai donte ta zgjidhte problemin menjëherë, raporton “Daily Mail”.

Herën e fundit Justin mori gjobë në Beverly Hills, sepse po telefononte gjatë ngasjes. Duke pasur parasysh problemet e shumta me ligjin, kjo ishte, siç thotë polici, një shkelje e “mirë”.

Ai është akuzuar, ndër të tjera, për ngasje të shkujdesur në vitin 2012, pastaj për vandalizëm në Brazil në vitin 2013, më pas u akuzua për shkatërrimin e shtëpisë së një fqinji në Los Angeles në vitin 2014, të njëjtin vit ai e sulmoi shoferin e limuzinës në Toronto në vitin 2014, ndërsa në vitin 2017 Bieber duke dalë nga kisha pas meshës së të dielës e shkeli fotografin William Lamont. Edhe pse menjëherë doli për të kontrolluar se si ishte Lamont, ky i fundit e paditi atë për aksidentin.

Justin e paralajmëroi një pushim më herët këtë vit. Ai dëshiron që shkurtimisht të pushojë nga muzika që të përqendrohet në zgjidhjen e problemeve mendore. Ai gjithashtu e pranoi se fansat e kritikuan atë gjatë turneut 2016 dhe 2017, sepse ishte i pakënaqur dhe i pamotivuar, shkruan KOHA Ditore.

Në nëntor të vitit 2018, ai u martua me modelisten amerikane, Hailey Baldwin (22), në të njëjtën ditë kur e morën lejen për martesë. Këngëtari dhe modelistja në atë kohë thuhet se i kontaktuan avokatët për shkak të marrëveshjes paramartesore, por nuk ishte e mundur që të gjitha të nënshkruhen aq shpejtë, por kjo nuk i pengoi që të martohen pa marrëveshje paramartesore.

Bieber vetëm në Amerikë i ka shitur rreth 45 milionë albume dhe single, ndërsa në botë rreth 150 milionë albume.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme