Big Brother VIP sfidon banorët me lojën e re, Arjola detyrohet të kryejë nevojat personale brenda kutisë

Prishtinë | 14 Jan 2022 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

‘Vëllai i madh’ iu ka parashtruar një sfidë të re banorëve të Big Brother VIP.

Ai i ka detyruar ata që të futen në nga një kuti prej kartoni dhe të qëndrojnë aty sa më shumë të munden.

Dhe personi që do të rezistonte më së shumti brenda kutive, do të merrte si shpërblim një dhuratë nga ‘vëllai i madh’ në mbrëmjen e spektaklit.

Ky person ka qenë aktorja Arjola Demiri, e cila ka dalë e fundit nga kutia, nga të gjithë banorët e tjerë.

Mirëpo rezistimi i saj për të qëndruar brenda kutisë për një kohë të gjatë, nuk ka qenë fare i lehtë.

Kjo pasi në një moment, aktorja tropojane është detyruar që të kryejë edhe nevojat personale brenda asaj kutie.

Ka qenë faqja e Big Brother VIP në Instagram ajo që ka publikuar këtë moment, ku në tentim për të fshehur zhurmën gjatë urinimit, aktorja i thotë këngëtares Xheisara që të lëshojë çeshmen në banjo, në mënyrë që të mos dëgjohet.

Videoja është shoqëruar me komente të shumta në rrjetet sociale, shumica prej të cilëve e kanë uruar aktoren Demiri që fitoi këtë garë të zhvilluar mes banorëve. 

Të ngjashme