Big Mama ka një mesazh për Arjolën

Prishtinë | 04 Jan 2022 | 16:31 | Nga Ekonomia Online

Big Mama ishte pjesë e Big Brother VIP për tri javë.

Ajo kërkoi të largohej nga shtëpia pas një debati të fortë me Antonelën gjatë spektaklit.

Edhe pasi doli vendosi të mos e zgjasë shumë dhe tha sqaroi se ashtu e ndjeu dhe nuk i ka rënë pishman aspak fjalëve që ajo i tha drejt.

Big Mama brenda shtëpisë së BBV-së ka pasur afrimitet dhe e ka pasur mike të mirë Arjolën.

Këngëtarja po vazhdon ta mbështesë atë edhe jashtë shtëpisë së Big Brother.

Përmes një storje në rrjetin social në Instagram, ajo ka shkruar një mesazh duke i uruar asaj fitoren dhe duke rrëfyer se Arjola është një nga banoret që po jep më shumë se sa duhet në lojën e saj.

‘Ke dhënë më shumë sec duhet nëse është reality show ti ke ardh me mesazhin, qëllimin dhe realitetin tëmd. Po ne jemi popull hyp se të vravam zhdryp se të vrava as ne vet nuk dim se çka duam.. Si do qoftë ka njerëz çka të duan e të ndjekin e të shohin se sa e sinqertë je ti. Po që dhe të jetë kjo loja jote, që edhe viktimizohesh po që dhe fokusohesh te historia yte të paktën ti jep mesazhin dhe shembullin ma të mir aty të një nëne dhe grua të fortë dhe nëse aktron mir… Të dua të mbështes deri në fund dhe unë e di mirë çfarë ti sakrifikon për t’i dhuruar fëmijve tu njӕ jetë më të mirë. Motra ime mos harro se zoti t’a çon jetën ashtu siç e ke zemrën. Unë besoj te ti e të dua me zemër, dua që ti të fitosh por nuk mund të hik sinqeriteti dhe aj dreq Ilir është shumë i fortë, ja bëftë hallall zoti durimin e inteligjencën që e ka. Suksese dashni.’, ka shkruar Big-u për Arjolën.

Ky mesazh erdhi pas atij momenti kur banorët lexuan arsyet se pse nuk duhet ta fitojnë këtë edicion dhe për Arjolën ishte shkruar se po e përdorë shumë historinë e saj

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme