Big Mama me mesazh emocionus për Einxhel Shkirën pasi theu krahun dhe iu nënshtrua operacionit

Prishtinë | 28 Jan 2022 | 19:31 | Nga Ekonomia Online

Einxhel Shkira pas një loje që po bënte me banorët ka lënduar rëndë krahun dhe dyshohet se ajo e ka thyer.

Madje mëngjesin e ditës së sotme ajo është larguar nga shtëpia e Big Brother për t’iu nënshtruar një operacioni.

Reagimet kanë qenë të shumta në publik, ku njerëzit i kanë uruar shërim të shpejtë, por nuk kanë munguar edhe ato të ish-banorëve të Big Brother.

Kësaj radhe ka reaguar edhe Big Mama e cila i ka uruar shërim të shpejt Einxhel Shkirës, ndërsa e ka cilësuar si një nga njerëzit më të fortë që ka njohur.

“O Enxhi bukur ti je ndër femrat më të forta që kam njohur, bën krahun operacion dhe një pikë zëri nuk nxjerr.. Të shkuara…të presim të kthehesh e fortë”, ka shkruar Big Mama.

Kujtojmë se nuk dihet ende nëse Einxhel Shkira do të jetë në gjendje të vazhdojë sërish lojën e Big Brother, apo do ta përfundojë me kaq aventurën e nisur me 26 tetor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme