Bill Cosby ngarkohet me faturë ligjore prej 2.75 milionë dollarësh

Prishtinë | 27 Sht 2019 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Bill Cosbyt i është dorëzuar një faturë ligjore në vlerë prej 2.75 milionë dollarëve ndërkohë që ai po e mbush një vit në burg për sulme seksuale.

82-vjeçari, i cili po mbahet në një burg në Pennsylvania, e sfidoi vendimin e arbitrazhit në Kaliforni pas një procesi i cili i kushtoi 9 milionë dollarë nga vetëm një firmë juridike pas gjykimit të tij të parë në vitin 2017 .

Sipas “Associated Press”, fatura fillestare prej 9 milionë dollarësh e Cosbyt nga Quinn Emanuel Urquhart & Sullivan, u ul në 6.7 milionë dollarë në një vendim të premten e kaluar.

Cosby tashmë i ka paguar 2 milionë dollarë dhe siguruesi i tij, AIG, i ka paguar 2.3 milionë dollarë, shkruan KOHA Ditore. Megjithatë, një gjyqtar e aprovoi vendimin për ta kërkuar pjesën e mbetur të faturës në vlerë prej 2.75 milionë dollarësh duke e hedhur poshtë pretendimin e yllit të turpëruar televiziv se fatura është “skandaloze”.

Ylli i “The Cosby Show” u shpall fajtor për tri akuza për sulm në një gjykim të dytë në vitin 2018 dhe aktualisht po e vuan dënimin e tij nga tre deri në 10 vjet në një burg të sigurisë maksimale, menjëherë jashtë Philadelphias.

Zëdhënësi i tij Andrew Wyatt pretendon se ylli “duket për mrekulli” dhe është i popullarizuar si mentor për të burgosurit e tjerë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme