Billboard intervistë me Ava Max: Imigrante që mësoi për orë të tëra anglisht, sot në maje të top listave

Prishtinë | 03 Shk 2019 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Ava Max është emri i momentit në skenën muzikore ndërkombëtare, krejt kjo për shkak të hitit të saj të fundit që befasoi të gjithë “Sweet but Psycho”.

“Swet but Psycho” është hit botëror, i cili katapultoi emrin e Ava Max në një prej emrave premtues të së ardhmes.

Billboard ka realizuar një intervistë, në të cilën Ava Max përshkruhet si vajzë e imigrantëve shqiptarë. Këngëtarja sipas revistës së njohur qëndronte me orë të tëra pas shkollës për të mësuar anglisht.

Këngëtarja tregon për Billboard se si u zhvendos nga Virginia në Los Angeles pasi që nëna e saj e ka kuptuar talentin e saj.

“Gjithmonë kam ëndërruar për këtë dhe po ndodh. Të gjithë po thonë, ‘kjo vajza e re që i ndodhi suksesi brenda natës. Por, ka pasur aq shumë vuajtje e sakrifica, momente që nuk dija se çka po bëj. Nuk ishte asgjë brenda natës”, u shpreh Ava për Billboard.

Në realitet, i janë dashur tri vjet Ava Max që të shpërthejë në Los Angeles.

“Familja ime e kishte ëndrrën që të takoja producentët e kompozitorët më të mirë dhe nuk ndodhi ajo që besuam. Ishte vështirë”, tha Ava pa e ditur se fati i saj do të ndryshonte në formë radikale, duke kontribuar në hite të yjeve më të mëdha.

Ajo sipas Billboard suksesin ja dedikon prapavijës prej imigranteje dhe tejkalimit të vështirësive.

“Ju mësoni që të jeni të fortë nga ajo që merrni dhe më pas largohet”, shtoi ajo duke thënë se vështirësia që kanë përjetuar femrat, kryesisht të shoqërisë së saj e inspirojnë drejt këngëve të reja.

Ava po bën gati albumin e ri të saj dhe ka premtuar se do të publikojë një këngë me motive shqiptare në kuadër të albumit debutues të saj.

Sa i përket performancave, ajo këtë e ka testuar në debutimin në televizionin kombëtar amerikan kur performoi hitin “Sweet but Psycho” në The Late Shoë ëith James Corden.

“Njerëzit kanë nevojë për një përjetim. Këtë po provoj ta sjell”, përfundoi Ava për Billboard.

Kënga e shqiptares ishte në krye të top listës britanike pë të tretën javë rresht, para se superylli Ariana Grand me këngën “7 Rings” ta rrëzojë në vendin e dytë në atë që do të duhej të ishte java e katërt në majen e top listave britanike.

Tani projekti është në vendin e 35-të të Billboard Hot 100 dhe në vendni e parë të këngëve të zhanrit Dance Club.

Së fundmi ishte Bebe Rexha ajo që ftoi në kuartet shqiptaret Dua Lipa, Rita Ora dhe Ava Max. Kjo e fundit sigurisht se pranoi duke ju përgjigjur pozitivisht ftesës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme