Billie Eilish dhe Justin Timberlake kërkojnë drejtësi ndaj Rayshard Brooks

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarët Billie Eilish dhe Justin Timberlake dhe të tjerë të famshëm, kanë përdorur rrjete sociale për të kërkuar drejtësi ndaj vdekjes së Rayshard Brooks.

Pas George Floyd, Brooks është një tjetër afro-amerikan që është qëlluar e më pas është vrarë, shkruan Daily Mail.

Gjatë ditës së djeshme (e diel), ka filluar të kërkohet drejtësi për të, pasi thuhet se ai është qëlluar dy herë në shpinë.

Justin, përmes rrjetit social Instagram, ka publikuar një imazh të Brooks teksa mbante fëmijën e tij në spital.

“Rayshard Brooks ishte baba i tre vajzave. Ai nuk do të duhet të ishte i vrarë”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.

Ai vazhdoi të kërkonte drejtësi edhe Breonna Taylor, një 26 vjeçare që ishte qëlluar derisa ishte duke fjetur.

Eilish po ashtu kishte postuar në nderë të Brooks, duke shfaqur disa policë teksa flisnin me të për 25 mitura rresht. 

Të ngjashme