Billie Eilish këndon kolonën zanore të James Bond 007, del kënga

Prishtinë | 14 Shk 2020 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Artistja e njohur, Billie Eilish e ka inçizuar temën muzikore për filmin e ri të James Bondit.

Balada dramatike paralajmëron se filmi i ri do të fokusohet në tradhtinë ndaj agjentin sekret.

Teksti i këngës “No Time To Die” flet për gënjeshtra dhe mashtrim, ndërsa 18-vjeçarja këndon: “Kurrë nuk ke qenë në anën time”.

Kujtojmë se Billie Eilish në dhjetor të vitit të kaluar i mbushi 18 vjet dhe është këngëtarja më e re që e këndon temën muzikore për sagën e filmave për ‘007’.

Artistja gjithashtu ka bërë histori në ‘Grammy’, ku ka arritur të shpërblehet me 4 çmimet më të rëndësishme muzikore për vitin që lamë pas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme