Billie Eilish nuk pret sukses në “Grammy”

Prishtinë | 28 Nën 2019 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Billie Eilish mendon se do të kthehet në shtëpi duarthatë nga çmimet “Grammy 2020” – përkundër që i ka fituar gjashtë kandidime.

Kur u shpall lista e kandidimeve gjatë javës së kaluar (24 nëntor), ylli i hitit “Bad Guy” hyri në histori si artistja më e re që fitoi kandidime në të katër kategoritë më të mira të Akademisë së Regjistrimeve – Album of the Year, Record of the Year, Song of the Year dhe Best New Artist, shkruan KOHA Ditore.

Pavarësisht se i fitoi edhe dy kandidime, për Best Pop Solo Performance dhe Best Pop Vocal Album, ylli nuk mendon se ka gjasa për sukses.

Kur u pyet në radio-emisionin britanik “Capital Breakfast” të mërkurën, “Nga gjashtë, sa mendoni se do të mund t’i fitosh?”. Ajo u përgjigj: “Oh, asnjë.

“Jo, jo, jo. Betohem, nuk po përpiqem të jem pesimiste dhe nuk po përpiqem ta marr një reagim, si p.sh. ‘Por do t’i fitosh!’ Sepse unë vërtet… nuk do të fitoj dhe kjo është në rregull.”

17-vjeçarja vazhdoi: Unë jam mirënjohëse për kandidimet. Çmimi, “Grammyt” janë… e gjithë familja ime e ka shikuar “Grammyn” çdo vit. Por është qesharake që arrini në një pikë ku duket sikur më në fund ia keni dalë dhe më pas keni konkurrencë me të gjithë të tjerët që ia kanë dalë.”

Në favoritët e saj kryesore, këngëtarja e Bury A Friend mendon se Ariana Grande është më e merituara për suksesin gjatë mbrëmjes.

“Ajo i bëri të gjitha këto ndërsa e kishte vitin më të keq të jetës së saj dhe kjo është shumë mbresëlënëse”, tha Billie për hit-albumet e yllit Sweetener dhe Thank U, Next, plus turneun e saj botëror. “Vetëm ta marrësh mikrofonin dhe të shkosh në skenë pas disa prej vështirësive që i ka kaluar, është për mua joreale.”

Ceremonia e 62-të e “Grammy Awards” do të mbahet në Staples Center, në Los Angeles, më 26 janar 2020.

Të ngjashme