“Black Widow” nuk e ka ndryshuar datën e lansimit nëpër kinema

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Është lansuar trailleri i ri i filmit të shumëpritur “Black Widow”, dhe sipas tij data e lansimit mbetet e pandryshuar.

Scarlett Johansson rikthehet në rolin e superheroinës së famshme, e cila për herë të parë iu prezantua publikut në filmat, “Iron Man” dhe “Avengers”.

Filmi i realizuar nga studiot, Disney dhe Marvel, fokusohet në të kaluarën e protagonistes Natasha Ronanoff, dhe na zbulon si ka arritur ajo të shndërrohet në luftëtaren e guximshme të njohur si “Black Widow”.

Përveç Johanssonit, në filmin e ri luajnë edhe aktorët David Harbour, Florence Pugh, Rachel Weisz, O-T Fagbenle dhe Ray Winston. Cate Shortland e ka bërë regjinë e tij, ndërsa skenari është shkruar nga Ned Benson dhe Jac Shaeffer.

“Black Widow” do të lansohet sipas planit, më 1 maj të këtij viti, edhe pse ende nuk dihet nëse do të promovohet me premiera të zakonshme të përcjella me qilim të kuq, kjo për shkak të panikut që e ka kapluar publikun mbarëbotëror rreth përhapjes së koronavirusit.

Të ngjashme