Bleona ka gati librin për jetën e saj

Prishtinë | 18 Pri 2018 | 02:36 | Nga

Disa vite më parë, Bleona Qereti, paralajmëroi se do të publikonte një libër për jetën e saj dhe se brenda tij do të kishte disa emra që do të surprizonin gjithë publikun.

Në fakt një pjesë e madhe ishin shumë skeptikë se ky libër nuk do ta gjente asnjëherë dritën e publikimit, por Bleona sapo vërtetoi të kundërtën.

Ajo ka publikuar në “Instagram” një fotografi përmes të cilës ka dhënë lajmin se do të dalë shumë shpejt edhe libri i shumëpërfolur.

“Dhe kur kthehesh në një diamant, do ta shohësh sepse jeta duhej të bënte presion… shumë krenare dhe e lumtur që do të njoftoj se libri për jetën time, për të cilin të gjithë ju keni pritur, për kaq gjatë, është më në fund në rrugën e tij. Ka ardhur koha për t’i dhënë fund të gjitha perceptimeve të rreme për të gjitha aspektet e jetës sime, dhe të tregoj anën time të historisë. Ky libër është për të gjithë ata që refuzojnë të ‘mbahen në vendin e tyre’, dhe çfarë do të thotë për ta ‘Jo’, dhe refuzojnë të marrin ‘jo’-në si një përgjigje. Arma më e mirë që kam në jetën time është e vërteta!’, ka shkruar Belona.

Pas këtyre fjalëve është e sigurt që ky libër do të shkaktojë shumë reagime, megjithatë deri atëherë na duhet të presim dhe të zbulojmë çdo sekret të Bleonës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme