Bleona Qereti paralajmëron këngën e re, publikon fotografi joshëse nga xhirimet e klipit

Prishtinë | 18 Shk 2020 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e mirënjohur e skenës shqiptare, Bleona Qereti, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Fjala është për këngën e re të saj që mban titullin “Haters” dhe siç ka njoftuar lansohet më 1 mars.

Duke qenë se është tejet aktive në rrjetet sociale dhe vetëm në Instagram numëron 629 mijë ndjekës, 40-vjeçarja nuk ka hezituar të ndajë imazhe të ndryshmenga prapaskenat e videoklipit.

“Shumë e emocionuar të ndajë me ju se kënga ime e re ‘Haters’ do të publikohet më 1 mars. Surpriza e madhe është rrugës bashkë me projektin e ri”, ka shkruar në njërin nga postimet Qereti.

Në imazhet e tjera, Bleona duket në top formë me kostumin shkëlqyes gri teksa në duar mban shuma të majme parash, që siç tregon për to flet edhe në këtë projekt.

“Duke i numëruar dollarët, publikohet më 1 mars”, ka shkruar ndër tjerash ajo.

Bleona gjithashtu ka qenë një prej yjeve pjesëmarrëse në ndejën e organizuar nga Elton John dhe Fondacioni AIDS pas ceremonisë së ‘Academy Awards 2020’.

Zeshkania edhe këtë herë mori vëmendje me dukjen e saj dhe fustanin transparent që zgjodhi pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve ‘Oscar’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme