Bleona Qereti topless në Oscar, shpërthejnë mediat e huaja

Prishtinë | 05 Mar 2018 | 17:09 | Nga

Bleona Qereti  sërish ia ka dalë të bëhet protagoniste në faqet e para të mediave të huaja. Dhe mekanizmi që ka përdorur edhe këtë herë ka qenë veshja, apo më mirë të themi zhveshja e saj.

Edhe pse në pamje të parë ajo duket mjaft joshëse dhe me linja trupore të hatashme, fakti që u shfaq topless në mbrëmjen post Oscar, të Vanity Fair, ka mjaftuar që Bleona të shënjestrohet nga të gjitha mediat e huaja. Nga prestigjiozia Dailymail tek The Mirror, gazetat e njohura i kanë kushtuar shkrime paraqitjes së këngëtares shqiptare, duke ju referuar vetëm stilit të saj të veshjes, që sipas tyre nuk i le vend të lirë imagjinatës.

Veshja e këtij viti ka ngjashmëri në stil me atë të vitit të shkuar, ku Bleona u shfaq edhe më zhveshur, me një fustan prej materiali rrjetë që i zbulonte hiret trupore. Në eventin e mbrëmjes së djeshme të Vanity Fair Oscar 2018, Bleona ja doli sërish të bëj bujë me një look vërtet të guximshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme