Bleona: Unë i kam bio, shumë VIP-a fals

Prishtinë | 10 Gus 2019 | 23:33 | Nga Ekonomia Online

Së fundmi ICPM publikoi një raport ku zbulohej se sa ndjekës të rremë kanë të famshmit në profilet e tyre në instagram.

Ky lajm ra në sy dhe nga këngëtarja Bleona Qereti, e cila përfitoi nga rasti për t’iu thënë diçka vipave shqiptarë. Ajo nuk ka përmendur emra, por ka bërë një krahasim ndërmjet ndjekësve të saj në instagram me ndjekësit e tyre.

Sipas Bleonës, ndryshe nga fansat e rremë që ato kanë, fansat e saj janë bio. “VIP-at tonë filluan një lojë me mua, duke më lënë të kuptoj se janë më të famshëm se unë duke qenë se kanë më shumë ndjekës se unë, ndërkohë që kur janë në dreka e darka me mua, apo kur rastisim në aeroporte, ato që vijnë për të bërë foto bëjnë vetëm me mua”, ka shkruar Bleona.

Më vonë ajo ka postuar dhe një foto ku sërish shprehet se fansat e saj janë të vërtetë. Po ashtu, në mbishkrimin e fotos ajo ka bërë një ‘diss’ për të gjithë VIP-at me ndjekës të rremë.

“Për të gjithë ‘të famshmit’ me ndjekës të rremë. Për të gjithë ato që janë legjenda vetëm në mendjen e tyre”, ka shkruar këngëtarja.

Të ngjashme