Blero i uron suksese ish-mikut pas kandidaturës për kryetar të PDK-së

Prishtinë | 29 Qer 2021 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari Blero i ka uruar suksese ish-mikut të tij, Memli Krasniqit, për shpalljen e kandidaturës për të parin e PDK-së.

Ai hyri në Instagram për të postuar një fotografi të Krasniqit, poshtë së cilës shkroi:

“Suksese Memli Krasniqi (duke i bashkëngjitur edhe një kurorë)”.

Kujtojmë që Blero ka qenë i martuar me motrën e Memlit, Teutën me të cilën ndan një vajzë.

Blero dhe Teuta tashmë kanë krijuar jetën e tyre.

Aktorja ka bërë edhe një vajzë me burrin e saj Adonisin, ndërkohë këngëtari po shijon martesën me Afronën.

Të ngjashme