Blero lanson këngën e re “Harrova”

Prishtinë | 02 Mar 2020 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, sapo ka prezantuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Harrova” mban titullin kënga e tij e re, të cilën e solli të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Artisti po ashtu vjen me një paraqitje mjaft atraktive duke iu përshtatur tejet shumë tematikës që trajton.

Tekstin e ka shkruar Bes Buzuku, gjersa muzikën po ashtu e ka realizuar i njëjti në bashkëpunim me Bleron.

Edhe për orkestrimin është përkujdesur Bes Buzuku, kurse producent ekzekutiv është vet këngëtari Muharremi.

Projektin tanimë mund ta gjeni në kanalin zyrtar të ‘Onima’ në YouTube, i cili besohet se do të pritet shumë mirë edhe nga publiku.

Përkundër viteve në skenë, Blero vazhdon të jetë shumë i pëlqyer për prurjet e tij muzikore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme