Blero në përgatitje për xhirimet e klipit të ri

Prishtinë | 11 Kor 2020 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Blero Muharremi është njëri nga këngëtarët e estradës shqiptare që pëlqehet në masë të madhe.

Ai gjithmonë sjell projekte të veçanta, të cilat pëlqehen në masë të madhe nga adhuruesit e muzikës së tij.

Po ashtu, edhe jeta e tij personale është mjaft e komentuar në faqet rozë, ku ndonjëherë hidhen edhe spekulime të ndryshme.

Sidoqoftë, në një postim në rrjetin social Instagram, Blero ka bërë të ditur se është në përgatitje të klipit të ri.

I shfaqur para një kamere, këngëtari shqiptar është shfaqur me poza të ndryshme, ndërsa për të gjithë këtë punë është përkujdesur Imagine Films.

Ndërkaq, “Lambo” titullohet projekti i fundit nga ai, që erdhi në bashkëpunim me artistin L3O. 

Të ngjashme