Blero publikon imazhe teksa punon në këngën e re (Video)

Prishtinë | 21 Mar 2017 | 09:23 | Nga

Muajin e kaluar solli këngën e re në bashkëpunim me Zaimina Vasjarin.
Por, tek sot Blero ka bërë të ditur se ka filluar punën në projektin e ri muzikor.

Ai ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram teksa e lavdëron prygomusic për punën dhe kujdesin që tregon, transmeton Telegrafi.

“Puna me këtë njeri është mbresëlënëse prygomusic”, ka shkruar ndër të tjerash Blero në Instagram.

Mbetet të shihet në vazhdim se për çfarë këngë të re bëhet fjalë, por duke marrë për bazë këngët në të kaluarën, pritet të jetë një hit i ri.

Ndryshe, ky nuk do të jetë klipi i fundit për këtë vit i këngëtarit, i cili do të publikoi disa tjerë gjatë muajve në vazhdim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme