Blero rikthehet pas 11 vitesh në “Kënga Magjike”

Prishtinë | 24 Nën 2016 | 22:17 | Nga

Blero Muharremi do të rikthehet në “Kënga Magjike” pas 11 vitesh mungesë.

Këngëtari ka rrëfyer në një intervistë për TV Dukagjini se shumë shpejt do marrë pjesë në këtë kompeticion.

I pyetur nga gazetarja se pse ka zgjedhur “Këngën Magjike” dhe jo Festivalin e RTSH-së, Blero u përgjigj duke thënë se është ndarë shumë i zhgënjyer nga ky i fundit, dhe pret që në Kosovë të zhvillohet një festival i tillë që të çon drejt Eurovisionit, dhe më pas do të merrte pjesë.

Kënga me të cilën Blero ka vendosur të konkurrojë këtë vit është baladë, dhe është punuar me muzikë dhe tekst nga vetë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme