Bleros ia keqpërdorin Instagramin, reagon këngëtari

Prishtinë | 04 Gus 2018 | 11:31 | Nga

Shpesh herë këngëtarët shqiptarë kanë rënë pre e sulmeve kibernetike.

Në të shumtën e rasteve atyre u janë hackuar faqet në rrjetet sociale, apo u janë bllokuar edhe klipet në YouTube.

Një gjë e tillë i ka ndodhur së fundmi këngëtarit të njohur Blero.

Disa persona të paidentifikuar kanë krijuar çasje në llogarinë personale të Bleros pa dijeninë e tij, duke i shkaktuar kështu probleme.

Në një reagim të publikuar së fundmi në InstaStory, këngëtari u kërkon falje personave të cilët mund të jenë shqetësuar nga përdoruesit që tentuan t’ia thyejnë llogarinë.

“Instagramin tim e ke keqpërdorur dikush nga ekipa që ka akses dhe këtë do a kuptoj së shpejti. Unë jam njeri familjar i devotshëm, baba dhe i fejuari i Afronës. Nuk toleroj këtë gjë”, ka shkruar Blero.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme