Bllokohet dhe kthehet në YouTube kënga e re e Dafinës dhe Lumi B

Prishtinë | 05 Gus 2018 | 09:30 | Nga

Është bllokuar për disa orë dhe më pas është kthyer në YouTube kënga më e re e Dafina Zeqirit dhe reperit Lumi B.

“Kalon” titullohet kënga e lansuar të shtunën në mbrëmje, ndërsa ajo u bllokua në YouTube për shkak të shkeljes së rregullave të YouTubet sa i përket zhveshjes.

Reperi Lumi B ka shkruar për këtë se dikujt po i pengon suksesi i tij dhe Dafinës.

“Sa lodheni duke raportuar ma mirë bëni naj sen t’fortë…”, ka shkruar ai në Instagram.

Kënga e realizuar nga BigBang është kthyer sërish në YouTube dhe deri tash ka mbi 60 mije klikime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme