Bon Jovi: 3 vitet e fundit, më të tmerrshmit e jetës sime

Prishtinë | 17 Tet 2016 | 22:07 | Nga

3 vitet e fundit kanë qenë më të këqijat e jetës sime, për shkak të zhdukjes së papritur të kitaristit Richie Sambora nga banda pas 30 vitesh. Kështu ka deklaruar Jon Bon Jovi, duke shtuar se ka ndikuar edhe sherri që pati me studion e regjistrimit.

54-vjeçari është shprehur për “The Mirror: “Ishte vërtet një periudhë shumë e vështirë. Po kaloja një moment të tmerrshëm sikur e gjitha pesha e botës ishte mbi shpatullat e mia”.

Jon Bon Jovi ka treguar se ka mundur ta kalojë këtë periudhë të errët të jetës së tij falë mbështetjes së bashkëshortes, Dorothea.

“Ishte një periudhë shumë, shumë e vështirë, nga e cila ende nuk kam dalë plotësisht por gruaja ime ka qenë fenomenale. Pa të, nuk di nëse do ia kisha dalë”, ka thënë artisti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme