“Bora dhe Donaldi u takuan pas natës finale në zyrat e Top’it, takimi zgjati 20 minuta”

Prishtinë | 07 Mar 2022 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Trekëndëshi i krijuar në muajt e fundit mes moderatores Bora Zemani, këngëtares kosovare Beatrix Ramosaj dhe aktorit Donald Veshaj ishte një ndër temat më të përfolura dhe komentuara në mediat rozë e rrjetet sociale.

Vetëm pak ditë pas finales së madhe të “Big Brother Albania VIP”, portali ‘Boom News’ duke u thirrur në burime të sigurta shkroi:

“Pasi ka dal Donaldi nga Big Brother në zyrat e Top Channel është takuar me Borën, biseda ka qenë private dhe ka zgjatur rreth 20 minuta dhe momenti kur ka dal bora ka qenë shumë e zymtë, teksa Donaldi është larguar me Romeon dhe disa miq të tij, Beatrixa ishte larguar me Albanin”, shkroi Bomb News.

Të nesërmen pas finales, çifti Donald – Beatrix i dha fund lidhjes së tyre, ku kjo e fundit përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” e thumboi aktorin dhe e fshiu nga lista e ndjekësve, e që një gjë të tillë e bëri edhe Donaldi pak ditë më vonë, shkruan Express.

Kujtojmë se Bora Zemani shpeshherë është përfolur në media rozë për lidhjet e saj, e që gjatë kohës që ish i dashuri i saj Donaldi ishte pjesë e shtëpisë së famshme të “Big Brother VIP” ata zhvilluan një takim, i cili ishte më i shikuari nga ky reality-show në platformën “YouTube”, e që shkëmbyen edhe puthje.

Pak javë më vonë, Donaldi në përvjetorin e lidhjes hoqi varësen e tij dhe ia dhuroi Borës, por që gjatë kësaj kohe ai ishte i “izoluar” brenda shtëpisë së famshme dhe nuk arriti të merrte një mesazh nga moderatorja e cila e kishte postuar videon me varësen në llogarinë e saj në “Instagram”.

Pas kësaj ai vendosi që të krijonte lidhjen e tij të re me këngëtaren kosovare e që përfundoi siç dihet tashmë.

Ndjekësit e Donaldit dhe Borës në rrjetin social “Instagram”, vazhdojnë ende të komentojnë nëpër secilin postim rikthimin e tyre, e që ende nuk ka ndonjë reagim nga këta të fundit.

Të ngjashme