Bora përmes Semit i dërgon mesazh të koduar Donaldit ?

Prishtinë | 12 Pri 2022 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Donald Veshaj dje theu heshtjen për herë të parë lidhur me trekëndëshin Donald-Beatrix-Bora.

Përmes një “InstaStory” ai reagoi, duke thënë se po përpiqet ta fitojë sërish Borën.

Ky reagim u prit me komente të shumta nga miqtë dhe fansat e artistit. Por pa reaguar nuk mbeti as Semi, që për publikun po njihet edhe më tepër si shoqja e Borës.

Duket se Semi pati një mesazh të koduar për Donaldin, ku përmes një postimi në “Instagram” pak orë pas deklaratës së bujshme të tij, ajo vendosi disa foto me mbishkrimin “Ti e di se nuk është njësoj siç ishte”, ku këtë mbishkrim e ka shoqëruar me një notë muzikore duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një tekst kënge.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme