Bora Zemani “bashkohet” me Vin Velin dhe shkak për këtë u bë Arbori

Prishtinë | 20 Maj 2021 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Moderatorja më “IN” e momentit, Bora Zemani dhe DJ Vin Veli janë bërë sërish bashkë. Shkak për këtë është bërë motivi i jetës së tyre, i biri Arbor.

Ditën e sotme ky i fundit ka pasur festën e Abetares, duke mbyllur me sukses klasën e parë.

Ka qenë vetë Bora që ka publikuar në Instagram disa foto nga ky moment i rëndësishëm i jetës së tyre, ku vihet re që në festën e Arborit janë gjyshet, daja dhe shumë familjarë të tjerë.

“Sa shpejt u rrite o Arbor! Per cdo gje te re tenden mendoj “kjo eshte dita me e bukur e jetes”. Edhe sot e mendova…te pakten per gjysmen e festes qe arrita te qetesohesha se ne fillim cdo gje ishte turbull nga lotet dhe emocionet e bukura. Sa krenar jemi per ty Arbor!
I vogli im, i madh sa bota, te dua pafund!
Mezi pres ditet e tjera me te bukura te jetes qe mi dhuron vetem ti!”, ka shkruar Zemani krahas fotove, duke i emocionuar të gjithë.

Të ngjashme