Brad Pitt vë në siklet Princin William në BAFTA, ironizon me largimin e Harryt nga Mbretëria

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Aktori i famshëm, Brad Pitt, vuri në siklet Princin William dhe Kate Middleton në BAFTA kur ironizoi me largimin e Princit Harry nga Mbretëria

Në momentin që mori çmim, Pitt bëri një shaka me Princin Harry, duke thënë se është i ekzaltuar që do të rikthehet bashkë me këtë trofe në ShBA, ashtu sikurse Harry ka bërë.

Ndërkohë, të pranishëm në sallë ishin vëllai dhe kunata e Harryt, Princi William dhe Kate Middleton, të cilët dhanë një buzëqeshje paksa “të shtirë” pas kësaj shakaje.

Megjithëse Pitt nuk ishte në gjendje të merrte pjesë fizikisht në edicionin e 73-të të BAFTA-s, ishte Margot Robbie ajo që e pranoi këtë çmim, dhe Brad Pitt e dha mesazhin ironizues përmes një letre që e kishte lënë të shkruar të cilën Margot Robbie e lexoi para publikut.

“Ai do ta emërojë këtë [çmim] me emrin Harry sepse ai është me të vërtetë i ngazëllyer që do ta marrë atë me vete në Shtetet e Bashkuara”, shkruhej në këtë letër.

Kamerat më pas kapën një pamje të Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit, të cilët qeshën me vështirësi së bashku me audiencën.

Është hera e parë që William dhe Middleton kanë pranuar publikisht vendimin e Princit Harry dhe Meghan Markle për të lënë shtëpinë e tyre në Mbretërinë e Bashkuar, si pjesë e “daljes së tyre” nga familja mbretërore.

Pitt në fjalimin e tij: “Hej Britani, dëgjuat se sapo jeni bërë beqar, të mirëpritur në klub, duke iu uruar më të mirën me zgjidhjen e divorcit”. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme