Brenda apartamentit super luksoz të Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguezit

Prishtinë | 04 Pri 2018 | 13:32 | Nga

Çifti i njohur Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë hedhur së fundmi një hap të rëndësishëm.

Ndonëse ende nuk janë martuar, ata kanë nisur të bashkëjetojnë, teksa së fundmi kanë zgjedhur edhe apartamentin.

Mësohet se çifti në fjalë kanë investuar plot 15.3 milionë dollarë, për apartamentin e tyre më të ri në New York.

Apartamenti i tyre luksoz ka tri dhoma dhe katër tualete, ndërsa ndodhet në ndërtesën 432 në Parkun Avenue në zemër të Manhattan.

Qiellgërvishtësi ku ndodhet ky apartament është një nga më luksozët në New York, dhe në të janë zhvendosur për të jetuar shumë prej figurave të famshme.

Apartamentit në fjalë nuk i mungojnë një palestër e instaluar brenda, pasi që të dy janë të apasionuar pas palestrës.

Në mediat ndërkombëtare kanë qarkulluar edhe fotografi të ambientit luksoz, ku dyshja në fjalë do të jetojnë tani e tutje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme