Brenda resortit luksoz në Greqi ku po qëndron Rita Ora, 18.7 mijë euro nata

Prishtinë | 17 Gus 2020 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Ajo ka arritur në Greqi, pas pushimeve të kaluara në Ibiza së bashku me shoqërinë dhe të dashurin, Romain Gavras.

Tashmë këngëtarja Rita Ora po qëndron në një resort luksoz në ishullin Korfuz, për të cilën po paguan 18,759 dollarë për një natë, shkruan Daily Mail.

29-vjeçarja ka qenë duke ndarë imazhe me bikini ka po i njëjti vend, i cili në pishinë ka edhe një jaht privat.

Vendi posedon rreth një mijë metra katrorë, ku mund të jenë të pranishëm rreth 14 persona.

Ajo çka e bën edhe më të veçantë këtë resort është pamje e Greqisë dhe Shqipërisë, të cilat mund të shihen nga jashtë.

Të gjitha dhomat dhe banjat e mobiluara me gjësende luksoze, kanë pamje nga deti.

Në pjesën e brendshme, ajo përmban kuzhinë me 12 ulëse, dekore moderne, kinema dhe pjesë të tjera argëtuese.

Derisa ajo po udhëton në vende të ndryshme të botës, Rita do të duhet të qëndrojë dy javë e izoluar, pasi të kthehet në Londër.

Të ngjashme