Brenda rezidencës luksoze që Adele tenton ta shes për 6.5 milionë dollarë

Prishtinë | 25 Jan 2021 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Në mesin e disa rezidencave që ka, këngëtarja angleze, Adele, tashmë ka vendosur ta shes njërën prej tyre.

32-vjeçarja e cila ka pasuri prej 139 milionë dollarësh, ka vendosur që të heq një milion dollarë prej çmimit që kishte shtëpia, shkruan The Sun.

Prona e saj gjendet në Partridge Green, me një sipërfaqe të madhe përplot me gjelbërim.

Ajo kishte jetuar në po të njëjtin vend në vitin 2012, ku debutoi me albumin e parë, duke pasur sukses të bollshëm.

Një vit më pas, Adele kishte ndërruar disa rezidenca me radhë, teksa këtë të fundit ka zgjedhur ta shes.

Në krahasim me shumën që e kishte blerë, tashmë ka rënë në 6.5 milionë dollarë. Në të ka 10 dhoma, palestër, pjesa për të luajtur tenis dhe disa dhoma të tjera argëtimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme