Brenda shtëpisë 18 milionë dollarëshe të John Legend dhe Chrissy Teigen

Prishtinë | 21 Gus 2020 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur, John Legend dhe bashkëshortja e tij, Chrissy Teigen janë duke e shitur rezidencën e tyre për 18 milionë dollarë.

At dëshirojnë të sheshin pronën e tyre para se të sjellin në jetë fëmijën e tyre të tretë, shkruan Mirror.

Ajo që kumtoi lajmin ishte Chrissy, përmes rrjetit social Instagram, ndërsa theksoi se janë duke shikuar për një tjetër shtëpi.

Familja e tyre do të shpërngulen në pronën e nënës së modeles, e cila jetuar aty për vite me radhë.

Derisa pjesëtarët janë duke u shtuar, atyre do t’iu duhet hapësirë më e madhe për fëmijët, përfshirë këtu dhomat e po ashtu edhe pjesën e jashtme.

(Foto: Mirror)

Ndërkaq, deri më tani çifti kanë qenë duke rritur dy fëmijët e tyre, Miles dhe Luna, të cilët i publikojnë mjaft shumë në rrjete sociale.

Vlen të përmendet se John dhe Chrissy kishin blerë shtëpinë nga këngëtarja Rihanna, që atëkohë kushtonte 14 milionë dollarë.

Të ngjashme