Brenda shtëpisë 25 milionë dollarëshe të Taylor Swift

Prishtinë | 06 Qer 2020 | 17:05 | Nga Ekonomia Online

Taylor Swift është njëra nga artistet ndërkombëtare që ka hyrë në top listën e muzikantëve më të pasur në botë.

E gjithë kjo pasuri përfshin pronat, shtëpitë luksoze të saj, ku dy prej tyre i posedon në Beverley Hills, shkruan Mirror.

Njëra prej pronave është një mrekulli e vërtetë. Interieri i rezidencës i përkon më shumë viteve të tridhjeta, me drunj afër dritareve dhe një pjesë adekuate për të ndezur zjarrin.

Dhomat e gjumit janë tejet të mëdha, me shtrat në mes dhe tre kolltukë përreth.

Nëse i vëmë një sy jashtë shtëpisë, shihet se pishina e saj është e gatshme për mysafirë, ku rreth saj përmban disa karrige.

Rezidenca e dytë në po të njëjtin vend nuk është një mrekulli, por përkon nga ana klasike.

Edhe kjo shtëpi është e rrethuar me drunj të gjatë, por që mbrapa saj ka kodra prej të cilave mund të shohësh Los Angelesin.

Ndërkaq, përpos këtyre, Taylor posedon edhe dy apartamente, një në Nashville dhe tjetra në Tribeca.

Të ngjashme