Brenda vilës mahnitëse 8.3 milionë dollarëshe të aktores Julia Roberts

Prishtinë | 01 Mar 2020 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Aktorja e popullarizuar amerikane, Julia Fiona Roberts, ka blerë një shtëpi 8.3 milionë dollarëshe në San Francisco.

Vila mahnitëse është në Presidio Heights, teksa e bleu më 12 dhjetor të 2019-ës, shkruan DailyMail.

Shtëpia e re e fitueses së “Oscar” ka një dhomë me më shumë se 1000 shishe vere.

Njëra nga dhomat e gjumit po ashtu ka një pamje spektakolare të urës ‘Golden Gate’.

Shtëpia u projektua nga arkitekti i njohur Sylvain Schnaittacher dhe është ndërtuar afërsisht rreth viteve 1907-1908.

Roberts përndryshe është një aktore dhe producente mjaft e njohur amerikane. Ajo u bë më e famshme në komedinë romantike “Pretty Woman” e cila ka një pasuri prej 464 milionë dollarësh.

Ajo ka fituar tre çmime Golden Globe dhe është nominuar në katër çmime Academy.

Vetëm prej filmave ka fituar rreth 2.8 miliardë dollarë, duke e bërë kështu atë aktoren më të pasur në botë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme