Brian Austin Green në një lidhje të re me Sharna Burgess

Prishtinë | 29 Dhj 2020 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Brian Austin Green dhe Sharna Burgess nga “Dancing with the Stars” thuhet se janë në një lidhje dashurie për ‘që disa javë’.

Dyshja u fotografuan së bashku në aeroportin e Los Angeles gjatë fundjavës dhe tani disa burime raportojnë se janë më shumë se miq.

“Ata kanë filluar takimet bashkë dhe po kalojnë një kohë të mirë”, ka thënë burimi. “Ata aktualisht janë duke pushuar së bashku. Brian ishte i lumtur që u largua nga Los Angeles për disa ditë”.

Dhe çifti i ri padyshim dukej sikur kishin kimi ndërsa flirtonin të premten në aeroport.

Sharna, 35 vjeçe, ngacmoi se ishte në një lidhje të re kur po fliste me Us Weekly në fillim të këtij muaji.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme