Britma e artistit drejtuar Qeverisë: “Dallavere me konkurs publik”, “Qysh me ndejt në Kosovë o Albin Kurti”

Prishtinë | 25 Maj 2022 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Regjisori Sokol Plakolli po vazhdon protestën e tij në shenjë pakënaqësie ndaj konkursit publik për Teatrin Kombëtar, raporton Ekonomia Online.

Ai po pretendon se në konkursin publik për udhëheqës artistik në janë bërë dallavare dhe atij janë vjedhur pikët.

Plakolli ka protestuar në Sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, vetëm pak metra nga Qeveria e Kosovës.

“O Albin Kurti, dallavere me konkurs publik”, “Qysh me ndejt në Kosovë, o Albin”, “Na na ke premtu”, ka bërtitur Plakolli në “kupë të qiellit”, me një mikrofon të lidhur në altoparlant.

“Ky është konkurs publik. Unë jam artist dhe m’i kanë vjedhë pikët. Për këtë arsye do të protestoj deri sa të japë dorëheqje ose ministri yt, ose Këshilli Drejtues i Teatrit të kërkoj falje”.

LEXO EDHE:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme