Britney Spears anulon turneun, babai i saj shumë sëmurë

Prishtinë | 06 Jan 2019 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

“Mezi prisja të nisja turneun tim të ri për t’u takuar me fansat. Por më duhet të anuloj çdo gjë. Dua të rri pranë babait tim, i cili është shumë sëmurë.”

Me këtë mesazh prekës, të shpërndarë në Instagram, Britney Spears u bën të ditur fansave të saj që nuk do të ketë më një turne rreth botës me shfaqjen e saj të titulluar “Domination”.

Këngëtarja poston një foto të sajën kur ishte fëmijë me nënën dhe babain e saj dhe në krah të fotos, vendos këto fjalë prekëse për të justifikuar vendimin: një sëmundje e rëndë në zorrë për babain Spears.

“Nuk di vërtet nga t’ia nis, shkruan, sepse është e vështirë për mua ta them. Nuk do ketë koncerte për turneun tim të ri ‘Domination’. Kisha shumë dëshirë t’ju takoja të gjithëve ju këtë vit dhe tani që më duhet të anuloj gjithçka, më thyhet zemra.”

“Gjithsesi, vazhdon teksti, para së gjithash vjen familja dhe ky është vendimi i duhur për t’u marrë.

Dy muaj më parë, babai im përfundoi në spital dhe ishte shumë pranë vdekjes. Jemi të gjithë të lumtur që ai mbijetoi, por rruga e tij drejt shërimit, është ende e gjatë. Kështu, m’u desh të merrja këtë vendim të vështirë për t’i vënë të gjitha energjitë e mia në dispozicion të familjes. Shpresoj të mund ta kuptoni. Mund të gjeni më shumë informacion për rimbursimin e biletave në britneyspears.com.

Do i vlerësoj të gjitha lutjet tuaja për familjen time në këtë periudhë. Faleminderit të gjithëve, ju dua.”

Këngëtaret i mbërritën mijëra komente mirëkuptimi dhe urimi për babain dhe postimi ka marrë thuajse një milionë pëlqime.

View this post on Instagram

I don’t even know where to start with this, because this is so tough for me to say. I will not be performing my new show Domination. I’ve been looking forward to this show and seeing all of you this year, so doing this breaks my heart. However, it’s important to always put your family first… and that’s the decision I had to make. A couple of months ago, my father was hospitalized and almost died. We’re all so grateful that he came out of it alive, but he still has a long road ahead of him. I had to make the difficult decision to put my full focus and energy on my family at this time. I hope you all can understand. More information on ticket refunds is available on britneyspears.com. I appreciate your prayers and support for my family during this time. Thank you, and love you all… always.

A post shared by Britney Spears (@britneyspears) on

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme